Translate

Poezi

samedi 13 septembre 2025

Lebibe ZOGIANI : Buqet poetike

Lebibe ZOGIANI












 DUA TË JEM VETËM ME TY SONTE 

Me ty që je sa gjithë bota 

E dërguar nga vet Zoti 

Ta shpëtosh nga errësira njerëzimin 

Nga djallëzitë

Dua të shkruaj vetëm për Ty sonte 

Ty që si askush tjetër 

Më bën të ndihem krenare 

Me kombin

Gjuhën 

Dhe gjakun tim 


Sa herë më pyesin

Kush jam 

Prej cilit vend vij 

Ju përgjigjem  

Me krenarinë më të madhe 

Me emrin tënd 

Nënë Terezë 

Gonxhe e shpirtit tim 

Emër që më bën të jetoj 

Dhe të vdes pa frikë 


EC...


I thashë

Me guximin

për atje ku je nisur 

Ec pa e kthyer kokën 

anash as pas 

Por drejt

dhe me dashurinë 

për atë që bën  

dhe di më së miri 

Me atë që ia ke borxh vetes 

familjes

 Atdheut 

Të mirës njerëzore 

patjetër 

Edhe vetë Zoti 

do të ketë dëshirë 

të ecë me ty 

I do të guximshmit Zoti 

Shembull më të mirin 

kemi Gjergj Kastriotin 

Gonxhe Bojaxhiun-Nënën Terezë 

Dhe gjithë ata që ecën

pas tyre 

Kurrë nuk u kthyen pa fitore 

Mbetën të përjetshëm 

mes nesh 

Bekuar nga vetë dorë e Zotit 

Janë udha më e sigurt 

e dritës 

Nuk ka tjetër 

Më e ndritura për ne 

dhe gjithë njerëzimin  


TË DUASH 


Do të thot të fillosh 

nga vetja

“Shko në shtepinë tënde

dhe duaje familjen tënde” 

thot Nëna Terezë 

Të duash 

Do të thot 

të jepësh më të mirën nga vetja 

pa asnjë kusht, interes 

Shkurt e shqip

të dhurojmë dashuri 

pa pritur të na kthehet 

Se dhurata më e bukura e jetës 

dhe çmimi më i lartë 

Je ti 

Për atë që bëre

Për atë që dhurove 

Jo për atë që prite 

të bëjnë për ty 


SA MË LARG MIQËVE TË GABUAR 


I thash një vajze sot 

Nuk e njihja gjatë 

por e pash 

si shoqet e merrnin nëpër këmbë 

pas tyre ecte si robot 

Ishte vajzë e re dhe e zgjuar 

Nuk ishte hera e parë që e kisha takuar 

Të ecësh me dike 

vetëm sa për të mos qenë vetëm 

i thash 

është vetëm humbje kohe 

Heret a vonë 

do ta humbësh veten

pak nga pak 

Sa me larg atyre që të duan

të jesh kopje e tyre 

Mashtrohesh keq 

nëse beson se të qëndrojnë pranë

nga dashuria për ty

Është vetëm frika e tyre 

dhe duan

ta kenë dike si numër

në  jetën e tyre

të paemër


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire