lundi 29 mai 2023

Laureta OSMANI : PËRNDRITJE IDEALESH


 PËRNDRITJE IDEALESH

Elmi Reçica pranon ngushëllimin më të veçantë dhe më të dalluar të një date me peshë për të!

(Letra e jashtëzakonshme ngushëlluese, në komunikimin e tyre të përditshëm, për deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, me rastin e përvjetorit të vdekjes së babait të tij, të cilën ai e vlerësoi si mbështetjen më të fuqishme morale)

"Sot, në shënjimin e tri dekadave të përqafimit të përhershëm të amshimit, të njeriut të urtë e të mirë, Rexhep Reçicës, nderuam me pietet, lutje e përkujtim, duke e vizituar vendin ku prehet e pushon përgjithëjetësisht, me rastin e përvjetorit të tij! 

Si emër e si figurë, ndonëse jeta plot dallgë e shtigje, s'i dha rastin që të shëndriste. Por kjo, nuk e ndaloi atë, që t'i dhuroj jetës një diamant plot shkëlqim. Dhe 61 vite më parë, me bashkëshorten, Begishen, me vullnetin e Zotit, sollën në jetë, për t'i dhënë kuptim jetës së popullit të Kosovës, Elmiun. 

Për atë që e deshe më së shumti; familjen - Elmiu bëri gjithçka që i takoi!

I'u gjetë pranë secilit, i motivoi në shkollim, i mbështeti në punësim, i frymëzoi për respekt e dashuri të ndërsjellë, dhe kësisoj, arriti të kultivojë një ngrohtësi të veçantë familjare, duke qenë shembull për të tjerët!

Për atë që e ëndërrove më së shumti; popullin e atdheun - Elmiu u shkri!

Në vargun e radhëve të aktiviteteve, pozitave e kontributeve të tij, janë shumë numra. Si ish-aktivist i lirive dhe të drejtave të njeriut, punoi papushim për liritë dhe të drejtat e kombit shqiptarë në Kosovë. Si ish i burgosur politik, nuk rreshti së inspiruari bashkëvendasit e bashkëatdhetarët, të rinjtë e të rejat, që me çdo kusht, duhej të mobilizoheshin për qëndresë stoike deri në sublime. Si ish-eprorë i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tregua largpamës e vigjilentë, i përkushtuar e i përbetuar, dhe tejet i bindur në çlirim e pavarësim. Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, u angazhua pandalshëm në zhvillimin dhe forcimin e shtetit, duke qenë përkrahës i vendimeve të duhura në proceset më të rëndësishme. E si ferizajas, ai bëri më të mirën. Ishte, është dhe vazhdon të mbetet mes emrave akronues të Ferizajt, veçanërisht, adresë e familjeve të invalidëve, veteranëve dhe pasardhësve të dëshmorëve të UÇK-së, të cilëve gjithnjë i'u qëndroi pranë. Dhe sot, si rezultat i një jete të tërë në shërbim të njerëzve të këtij vendi, gëzon konsideratën e respektin, për çfarë ti e kishe këshilluar që të punoj.

Liria u arrit, pavarësia u konfirmua, shtetformimi u realizua e shtetndërtimi po bëhet dalëngadalë, dhe në secilën prej tyre, Elmiu shkëlqeu me mundësitë e tij, si dërgim në vend i amanetit tënd të heshtur për këto ideale.

Tani, pas skalitjeve të ndryshme nga zhvillimet në familje e në shoqëri; posedon virtyte të larta e të arta njerëzore, shquhet për modesti, urtësi, maturi, seriozitet, zellshmëri e bashkëpunim! Duket qartë, se jeta me mjeshtrinë e saj, e ka ndërtuar pikërisht siç kishe dëshirë t'a shihje ti, Baca Rexhep, kontribues për tokën tonë deri në rrahjet e fundit të zemrës... prandaj, pusho i qetë! 

Sot, në përkujtimin për Ty, ndiejmë mburrje që i fale dheut të Kosovës, një nga njerëzit më të mirë. Nga ne sipër tokës, atje lartë sipër qiejve, pranoji falënderimet dhe mirënjohjen tonë. 

Xhaxh, momentet e fjalëve bekuese të prindërve, qofshin ngushëllimi yt deri në ribashkim! Ji i fortë dhe krenar! I përjetshëm qoftë kujtimi për Bacën Rexhep!

Me nderime,

Laureta OSMANI

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire