![]() |
| Kimete KRASNIQI |
FLUTURO DALLËNDYSHE
Fluturo dallëndyshe,
Kalo mbi atë qiell,
Rrezo sikur hënë,
E ndriço si diell.
Fluturo mbi male,
Mbi lisa të lartë,
Bëje strofullin tënd,
Në atë vend të artë.
Fluturo mbi fusha,
Me lule e gjelbërim,
Të fala me shëndet,
Mi bën vendit tim.
Shko rreth shtëpisë time,
Ndalu mbi çati,
Këndo këngë të bukura,
Më t’bukurat që i di ti.
Kur t ‘ndjehesh e lodhur,
Zbrit në atë oborr,
Në kopshtin bukur,
Si nuse me kurorë.
Ndalo te burimi,
Ndër hije në mal,
Fresko krahët tu,
Me ujë qelibar.
M’i fal edhe mua,
Ata krahë një ditë,
T‘ngrihem mbi atë vend,
T’i jap rreze e dritë.
TI MOJ ERË
Ti moj erë që fryen nga mali,
E me vete sjell freskinë,
Ma gëzo sot zemrën time,
Më dhuro gjithë dashurinë.
Mos e merr me vete borën,
Të më ngrini me acar,
Fryj nga jugu e më sjell verën,
Veq ngrohtësi dua të marr.
Mos e sjell shiun e vjeshtës,
N’pika loti të më ngjajnë,
Valëzo leht si valët e detit,
Ma qetëso shpirtin e bardh.
Mos i sjell ato re t’zeza,
Dritën e diellit të ma ndalin,
Më dhuro lule të bukura,
Veq aromën të ma falin.
Merr me vete rrezën e hënes,
Netët e errëta t’mi ndriqoj,
Atje lart më sjell dhe mua,
T’bëhem yll e t’a shoqëroj.
Nga atje kemi ardh…..
Shiko bija ime,
Nga atje ku dielli lind,
Si një zog shtegtar,
Kam ardhur një ditë.
Atje bija ime,
Hëna ku bën dritë,
Në atë vend të bukur,
S‘pari hapa sytë.
Si ti që je sot,
Atje e vogël isha,
Atje larg shumë larg,
Shtatin tim e rrita.
Atje kam pirë ujin,
Që rrjedh në shpatije,
I pastër si loti,
I ftohur ndër hije.
Atje ndër atë qiell,
Me yje plot,
Atje shumë kam qeshur,
Shumë kam derdhur lot.
Atje bija ime,
Ku prindërit i kam,
Me shumë dashuri,
Emrin ma kanë dhënë.
Atje n’ato fusha,
Në ato rrugë malore,
Atje i kam kujtimet,
Më t’bukura rinore.
Pranë atyre maleve,
Gjendet një shtëpi,
Atje shumë kam lozur,
Kur kam qenë fëmijë.
Në atë vend të bukur,
Kalova rininë,
Atje për herë t’parë,
Ndjeva dashurinë.
Dëgjo bija ime,
Unë po të jap fjalë,
Një ditë do të kthehemi,
Andej nga kem ardhë.
Atje do të kthehem,
Në atë vend të bardhë,
Se në tokën time,
Dua t’kem një varr.
NUK U DORËZOVA NË JETË
Nuk u dorëzova as kur arsye pata,
Acarin shkriva nganjëherë me lot,
Edhe kur diell nuk kishte për mua,
Kurrë nuk u bëra se kisha të ftohët.
Zhgënjimet i gëlltita nganjherë të tëra,
Vazhdova rrugën e kurr nuk u ndala,
As shiun me shtërngatë nuk e përfilla,
As orteket e borës që kisha përpara.
Nuk e di forcën shpesh ku e gjeja,
Që shpirtin e lënduar të mbushi fuqi,
E çmendur isha nga ato që dëgjoja,
E gjërat e liga nuk kishin kufi.
Por si me magji edhe kohën e ndërroja
Dallgët e zeza i shpërndaja lehtë,
E diellin afrova mbi supet e mia,
E kurrë s’u dorëzova moj e bukura jetë.
AH JETË
Ah jetë o jetë….
Herë më vjen rëndë,
E herë më vjen e lehtë,
Herë më vjenë si puhizë,
Që më sjell freski,
Herë më vjen si mjegullë,
Mi vërbon këta sy,
E kur me re të zeza,
E mbulon atë qiell,
Më sjellë shumë të ftohët,
Kur më ndalë atë diell,
Ah jetë o jetë….
Përse je kaq e vështirë,
Askush në këtë botë,
Nuk don të t’sheh mirë,
E dallgët e tua,
Shpesh m’bëjn të mërzitem,
Gurët që mi hedhin,
Nuk më lënë të ngritem,
Kur ndjehem e lodhur,
E shoh sa kam gabuar,
Shumë njerëzve n‘këtë botë,
Me shpirt u kam besuar,
E mbes në dilemë,
Si duhët të veproj,
Mos t’i zgjas kujt dorën?
Apo prap të ndihmoj?
Kësaj formule të vështirë,
Nuk mund t’i gjej zgjidhje,
Mendimeve të trubullta,
Fundi nuk u vije.
Ah jetë o jetë….
Saherë më ngushton,
Kur me njerëz të ligë,
Rrugët mi ngatërron,
Eci si e humbur,
Me kokën rënduar,
E gabimet e mia,
Më bëjn për t’mësuar,
Se ata që i ke dashur,
Atyre që u ke besuar,
Në kohët më të vështira,
Gjithë t’ligë janë treguar,
DATË E SHKRUAR NË HISTORI
Atë ditë n’këmbë u ngrit Ismaili,
Burri i urtë me mjekërr t’bardhë,
Se kjo tokë zot i ka shqipet,
Me i tregu gjithë botës mbarë.
U nisë plaku për në Vlorë,
Bashk me burrat e Shqipërisë,
Mbi këto toka përgjithmonë,
Me i mbjellë rrënjet e lirisë,
Ushtoi kënga e ra kushtrimi,
N’këmbë u ngrit gjithë Shqiptaria,
Shkupi Struga e Ulqini,
Gjithë Kosova e Çamëria.
T’gjithë të bashkuar kokë më kokë,
N’dorë flamurin kuq e zi,
Pavarësinë në Vlorë e shpallën,
Rrnofsh sa malet o Shqipëri!
